Aktualitet

Durrës/ Lundroi me gomone duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, drejtuesi gjobitet me 100 mijë lekë

Policia ka bërë bllokimin e menjëhershëm të gomones.

23 Korrik 2023, 20:01 Nga m.s
Durrës/ Lundroi me gomone duke vënë në rrezik jetën e
gomone

DURRES- Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit se një gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Policia Kufitare ka gjobitur drejtuesin e mjetit lundrues gomome, me 100 mijë lekë të rinj. Të njëjtat burime shtojnë se policia ka bërë bllokimin e menjëhershëm të gomones.

Njoftimi nga policia

Spille, Durrës

Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues. Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome. Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues  gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës. Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve  lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

policia kufitare e durrësit

Sondazh

Poll