Bota

“1000 € për një operacion”, jep dorëheqjen zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoni

15 Tetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
“1000 € për një operacion”, jep dorëheqjen

MAQEDONI E VERIUT- Zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Asim Muça ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Dorëheqja e tij erdhi pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare”, ku pretendohej se në spital shtetëror ai kryente ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit, në shuma deri në 1000 mijë euro për operacionin e prostatës, apo 100 euro për synetllëk.

“Këto pacientë në thojza në vazhdimësi përpiqeshin të krijojnë kurth ndaj meje në çfarëdo forme. Përkushtimi, profesionaliteti, përballë egërsisë mediatike nuk ngadhënjejnë. Çdo bashkëqytetarë i imi, dhe i Shqipërisë, çdo pacientë dhe çdo bashkëpunëtor, e ka të qartë se ky kurth e ka për qëllim të dëmtoj imazhin tim. Nuk do të lejoj që këtë imazh që e kam krijuar për 23 vite ta dëmtoj dhe që nuk kanë të bëj asgjë me realitetin. Në cilësinë e zv/ministrit të shëndetësisë, kisha nderin të veçantë tu shërbej qytetarëve dhe punën e kam bërë me shumë përkushtim. Nuk lejoj dot që kjo të rrezikohet nga propaganda politike. Ju njoftojë se kam vendosur të tërhiqem dhe të sqaroj këtë njollë që tentuan të ma bëjnë”, deklaroi mes tjerash Asim Musa.


Në vazhdim të deklaratës së tij për mediat ai tha se do të japë dorëheqjen me qëllim që të zbardhë deri në fund rastin.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 1000 € për një operacion asim muca zv. ministri i shendetesise ne maqedoni 1000 € për një operacion asim muca zv. ministri i shendetesise ne maqedoni

Sondazh

Poll