Bota

Dalin pamjet e dy italianëve që festojnë pasi përdhunuan një grua të dehur në Londër

15 Tetor 2019, 15:37 Nga DOSJA
Dalin pamjet e dy italianëve që festojnë pasi përdhunuan

LONDËR – Disa pamje shokuese që dëshmojnë festimin e një përdhunimi të bërë në Londër, nga dy studentë italianë, janë publikuar nga policia londineze.

25-vjeçari  Ferdinando Orlando dhe 26-vjeçari  Lorenzo Costanzo, kanë njohur një vajzë 25-vjeçare në një klub në Londër, dhe vetëm 6 minuta pasi e kanë njohur atë, ata e kanë përdhunuar në banjot e klubit.

Vajza mendohet të ketë qënë jasht mase e dehur, dhe e pa aftë për të kontrrolluar veten e saj.

Pamjet filmike të videove të klubit ,tregojnë dy të rinjte teksa përqafohen pas aktit, dhe duket se ata ndihen krenarë për ata çfarë bënë.

Italianët u dënuan sot nga gjykata e Londrës, me akuzën e përdhunimit, dhe ata pritet të kryejnë disa vite të mira në burg.

Dëshmitë treguan se ata gjatë mbrëmjes në klub, po e kalonin vajzën nga njëri tek tjetri, si të ishte një top futbolli, dhe i kanë shkaktuar asaj disa dëme serioze në trup.

Vajza shprehet se djemtë kanë qeshur gjithe kohës teksa e kanë përdhunuar, dhe e kanë rrëzuar atë me dashje nëpër shkallët e klubit, duke u tallur edhe më tepër me vajzën.

Plagët e vajzës në trup ishin kthyer në hematoma, dhe ajo kishte humbur një doze gjaku prej 230 miligram.

Vajza tregoi se ajo sa herë që bëhet tap, i ndodh të puthet me njerëz të panjohur, por asnjëherë si kishte ndodhur diçka e ngjashme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli dy studente italiane perdhunojne londinezen ferdinando orlando lorenzo costanzo angli dy studente italiane perdhunojne londinezen ferdinando orlando lorenzo costanzo

Sondazh

Poll