Bota

Sulmet në Siri, SHBA sanksione të forta Turqisë: Do ndikojnë ekonominë e vendit

15 Tetor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Sulmet në Siri, SHBA sanksione të forta Turqisë: Do ndikojnë

SIRI- Ofensiva ushtarake turke në Siri nuk është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrive turke dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë. Presidenti Donald Trump ka telefonuar homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan dhe i ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm. Zëvendësi i presidentit Trump, Mike Pence tha se ai do të udhëtojë shumë shpejt në rajon. Sanksionet vijnë pas kritikave për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni, tërheqje kjo që i ndezi “dritën jeshile” Turqisë. Masa ngrijnë asetet e tyre në SHBA dhe ndalon transaksionet me ta që përfshijnë sistemin financiar të SHBA.

Cilat janë sanksionet e SHBA-së?

Sekretari i Thesarit Amerikan, Steven Mnuchin njoftoi se u ndërmorën veprime kundër ministrive të Mbrojtjes, Energjisë dhe Mbrojtjes të Turqisë si edhe ministrave të mbrojtjes. “Veprimet e qeverisë turke po rrezikojnë civilë të pafajshëm, dhe destabilizojnë rajonin, përfshirë dëmtimin e fushatës për të mposhtur ISIS [Shteti Islamik]”, shtoi në deklaratë Steven Mnuchin.

Ofensiva turke ndaj Sirisë synon largimin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdër nga rajoni. Turqia e konsideton milicinë kurde si një organizatë terroriste. Qeveria turke dëshiron të krijojë një zonë të ashtuquajtur “zonë të sigurtë”, ku mund të rivendosë deri në dy milionë refugjatë sirianë në Turqi. Shumica prej tyre nuk janë kurdë, ndaj kritikët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në një spastrim etnik të popullatës lokale kurde. Nga këto sulme janë vrarë dhjetëra civilë dhe deri më tani raportohet të jenë larguar nga zona të paktën 160.000 njerëz. Gjithashtu BBC shkruan se disa organizata kanë nisur të evaukojnë stafin e tyre ndërkombëtar për shkak të frikës nga sulmet.

Forcat e udhëhequra nga kurdët kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër grupit të shtetit islamik (IS) në Siri. Ata e cilësuan tërheqjen e SHBA-së nga Siria si një “thikë pas shpine”. Ekziston frika se destabilizimi mund të rrezikojë një ringjallje të ISIS, pasi mijëra ish-luftëtarë dhe të afërmit e tyre po mbahen të ndaluar në veri të Sirisë. Gjithashtu thuhet se qindra anëtarë të familjes së ISIS kanë shpëtuar tashmë një kamp. Për shkak të presionit të jashtëzakonshëm, forcat e drejtuara nga kurdët njoftuan të djelën një marrëveshje me qeverinë siriane për mbështetje ushtarake për të ndihmuar në zmbrapsjen e Turqisë.

(E. S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ofensiva turke ne siri shba sanksione turqise ofensiva turke ne siri shba sanksione turqise

Sondazh

Poll