Bota

Dëshmia tronditëse e agjentit të DEA-S: Pasardhësi i “El chapos” bën kërdinë, pret koka dhe shkrin trupa në

15 Tetor 2019, 10:53 Nga DOSJA
Dëshmia tronditëse e agjentit të DEA-S: Pasardhësi i

Meksikë- Mbreti i ri i drogës në Meksikë Nemesio Cervantes, i njohur ndryshe si pasardhësi i “El chapos” ka nisur një luftë të egër kundër karteleve rivale duke e çuar dhunën në vend në nivele ekstreme. Cervantes dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzëna dhe foshnjeve si pjesë e luftërave të vazhdueshme të drogës në Meksikë. Cervantes, i njohur me pseudonimin “El Mencho” tani është në krye të listës së më të kërkuarve. SHBA ka vendosur një shpërblim prej 7.9 milion dollarësh për kokën e tij.

Mirror shkruan se zyrtarët meksikanë kanë ngritur alarmin se sulmet ndaj femrave kanë arritur në “nivele pandemike”. Agjenti i DEA-s, Kyle Mori teksa foli në lidhje me kartelin që drejtohet nga El Mencho tha se ky kartel është shumë i dhunshëm. “Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin femra dhe fëmijë. Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por pasardhësi i tij El Mencho ka ngritur stekën”, është shprehur Mori teksa ka zbuluar detaje tronditëse nga ky kartel.

Agjenti i DEA-s tha në një intervistë për Univision se mbreti i ri i Meksikës fshihet në male. Vetëm muajin e kaluar janë regjistruar rreth 44 njerëz të zhdukur, shumica prej të cilëve ishin gra. Disa prej tyre janë gjetur të vdekur në një pus në shtetin Jalisco Meksikë. Sipas mediave meksikane sulmi është kryer nga karteli i drogës në Jalisco, “Nueva Generation”.

Trupat e viktimave u gjetën të vendosur në 119 çanta të zeza. Metodat e këtij klani janë brutale. Vrasje e grave dhë fëmijëve më parë ishte e ndalur në kodin e kartelit, por tashmë “El Mencho” duket se e ka braktisur këtë rregull të pashkruar.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deshmia tronditese e agjentit te dea-s pasardhesi i el chapos deshmia tronditese e agjentit te dea-s pasardhesi i el chapos

Sondazh

Poll