Bota

Dogji të dashurin me benzinë, gruaja dënohet me 60 vite burg, pendohet në gjykatë: Bëra diçka të tmerrshme

15 Tetor 2019, 14:53 Nga DOSJA
Dogji të dashurin me benzinë, gruaja dënohet me 60 vite burg,

SHBA- Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë masën 60 vite burg për vajzën që dogji të dashurin me benzinë dhe e mbylli në shtëpi. Gina Virgilion fillimisht është dënuar me 99 vite burg, por më pas dënimi është pezulluar për 39 vite. Gjatë seancës, 32-vjeçarja është shfaqur e ulur në bankën e të akuzuarve me fytyrë të ngrysur.

Mediat amerikane shkruajnë se vajza ka shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur, ndërsa gjyqtari e ka cilësuar veprën e saj si tepër të tmerrshme. Virgilio tha para gjyqtarëve se gjendja momentale mendore e ka çuar drejt atij akti ekstrem. “Unë kam bërë një gjë të tmerrshme. Por ajo që ndodhi, ndodhi e nuk mund të kthehet më pas”, ka deklaruar Gina Virgilio.

Vëllai i saj, Reginald Carney, tha se motra e tij kishte ndryshuar rreth moshës 20-vjeçare kur kishte filluar të përdorë drogë. Dyshohet se e dënuara ka pasur probleme të shumta në përdorim droge dhe në konsum alkooli.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dogji te dashurin me benzine gina virgilio dogji te dashurin me benzine gina virgilio

Sondazh

Poll