Bota

“Turqia po vret fëmijët”, e përlotur me trupin e vajzës së vdekur në duar, nëna kurde thirrje për ndihmë(VD)

15 Tetor 2019, 12:11 Nga DOSJA
“Turqia po vret fëmijët”, e përlotur me trupin e

SIRI-Aktori i njohur amerikano-italian Robert De Niro ka publikuar një video të tmerrshme ku tregon një nënë kurde vajza e së cilës ka mbetur e vrarë.

De Niro e ka publikaur videon në faqen e tij në rrjetet sociale, teksa shfaqet nëna kurde duke qarë me vajzën e vdekur në krah, ku emri i saj nuk është bërë publik. Nga mediat e huaja është mësuar se ajo është arratisur pas sulmit turk në Siri.

“Burri qëndroi pas meje dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, shprehet ajo me lot në sy.

 

“I left my husband behind alone and don’t know if he is alive. What does Erdogan want from us? I carried the dead body of my daughter and fled…America has sold us out to Turkey. They are murdering us and our children.” https://t.co/L6ktTB1RNH #KurdsBetrayedByTrump! pic.twitter.com/UJmjHL6qoB

— Robert De Niro (@RobertDeNiroUS) October 12, 2019

 

Ndër të tjera ajo thotë se SHBA-ja i ka shitur e nga ana tjetër Turqia po i vret fëmijët.

“Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vret fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat` tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde? Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sulmonte kurdët dhe po mbyste fëmijët tanë?”, thotë ajo.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota me vajzen e vdekur ne krah nena kurde me vajzen e vdekur ne krah nena kurde

Sondazh

Poll