Bota

Pasagjeri 123-vjeçar shkakton “kaos” në aeroportin e Abu Dhabit, lë pa fjalë punonjësit

15 Tetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Pasagjeri 123-vjeçar shkakton “kaos” në aeroportin e Abu

ABU DHABI- Një 123-vjeçar ka lënë pa fjalë dhe të shokuar stafin e aeroportit të Abu Dhabit. Pasaporta e 123-vjeçarit, Sëami Sivanada thotë se ai lindi në 8 gusht 1896 në Behada, Indi. Këtë udhëtim ai e ka ndërmarrë pasi i duhej të udhëtonte nga India drejt Londrës, por u ndal tranzit në Abu Dhabi.

Teksa ishte tranzit në këtë aeroport, Sivanada ka ngjallur një kaos të vërtetë në zyrën e emigrimit mes punonjësve të aeroportit, shkruan dailymail. Ai ishte 123 vjeç, por nuk tregonte as 85-90 vjeç. Kjo ka bërë që punonjësit e stafit të bënin një foto si kujtim me të.

“Askush nuk e besonte, pasi nuk tregonte as 85-90 vjeç. Në zyrën e emigrimit, nuk dinin çfarë të bënin. Mbetëm pa fjalë dhe pati nga ata që silleshin si përballë një lideri botëror para tij”, tha një punonjës i aeroportit.

Me 123 vitet që mban mbi supe, mund të jetë vërtetë njeriu më jetëgjatë në histori, edhe pse nuk është njohur zyrtarisht nga rekordet Guinnes.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu dhabi pasagjeri 123-vjecar abu dhabi pasagjeri 123-vjecar

Sondazh

Poll