Bota

Libri me kujtime /Barack Obama: Nëna më mësoi si dashurohet një njeri

15 Tetor 2019, 11:42 Nga DOSJA
Libri me kujtime /Barack Obama: Nëna më mësoi si dashurohet

SHBA- Ish- presidenti i Amerikës Barack Obama, i cili në vitin 1990 u zgjodh president i Harvard Law Review, provoi edhe të shkruante një libër me kujtimet e tij.

Obama në librin ‘Dreams from My Father: A Story of Race and Inheritance’ flet për raportet e tij në familje, me prindërit dhe se si edukimi dhe jetesa në familje e formoi atë si person.

Nëna e tij është një ndër personazhet që ai përmend në libër, një marrëdhënie interesante në jetën e tij. Por, fatkeqësisht Stanley Ann, nëna e Obamës nuk jetoi për ta parë suksesin e të birit.

“Ka qenë një grua e bukur. Kur fliste për babain tim, fliste si një grua që e pati një jetë me dashuri. Kështu nisë dashuria, me impulse e fotografi që na lejojnë ta thyejmë vetminë tonë, dhe nëse jemi me fat edhe transformohemi në diçka më të mirë sesa tash. Dhe ajo më mësoi se mund të dashurosh kështu, kaq thjeshtë dhe bukur. Kur vdiq baba, e pashë nënën duke qarë dhe e kuptova se ajo e ka kuptuar atë njeri qysh kur u takuan, e kuptoi në çdo fazë, e bëri atë ta kuptonte edhe veten” thotë Obama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barack obama libri i kujtimeve barack obama libri i kujtimeve

Sondazh

Poll