Politike

Basha tregon detaje nga takimi me Glover: Është momenti për të zbatuar strategjinë e opozitës

15 Tetor 2019, 13:27 Nga DOSJA
Basha tregon detaje nga takimi me Glover: Është momenti për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimin me shefen e OSBE-ODHIR, Audrey Glover ka treguar detaje nga biseda që kanë zhvilluar. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.

“Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, shkruan më tej kreu i opozitës.

POSTIMI I PLOTË

Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri. Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover lulzim basha audrey glover lulzim basha

Sondazh

Poll