Politike

Pas takimit me Bashën, shefja e misionit të OSBE/ODIHR “zbarkon” në zyrën e Kryemadhit

15 Tetor 2019, 12:18 Nga DOSJA
Pas takimit me Bashën, shefja e misionit të OSBE/ODIHR

TIRANË- Shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover pas takimit me Bashën po zhvillon një tjetër takim. Glover i ka shkuar në zyrë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ky takim k atë bjë më zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 30 qershor të këtij viti dhe situatën e tensionuar politike në vend.

Glover dhe misioni i OSBE/ODIHR ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme dhe do të qëndrojë deri më 17 tetor. Pritet që pas përfundimit të qëndrimit të tyre në Tiranë të paraqesin raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë në raportin paraprak të OSBE/ODIHR u theksua se votuesit nuk patën mundësi të zgjidhnin mes disa opsioneve politike, gjithashtu raporti paraprak vlerësoi pozitivisht votimin në një klimë të qetë dhe paqësore.

Po gjatë ditës së sotme, Audrey Glover zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kryedemokratin Basha në selinë blu. Takimi mes tyre ka qenë i fokusuar tek çështja e Reformës Zgjedhore. Shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover pas takimit me kreun e PD në Tiranë, tha se në fokus të bisedës ishin rekomandimet në raportin për zgjedhjet.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike misioni i osbe/odihr reforma zgjedhore takimi me bashen misioni i osbe/odihr reforma zgjedhore takimi me bashen

Sondazh

Poll