Politike

Me 75 trëndafila të bardhë dhe një shishe verë, Meta uron ‘dobësinë’ e tij: Berisha, për ty ka vetëm pranverë

15 Tetor 2019, 11:40 Nga DOSJA
Me 75 trëndafila të bardhë dhe një shishe verë, Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar ish-kryeministri Sali Berisha për rastin e 75-vjetorit të lindjes së këtij të fundit.

Me një buqetë me 75 trëndafila të bardhë dhe një shishe verë të kuqe, Meta i ka uruar ditëlindjes politikanit, për të cilin është shprehur më herët se e ka dobësi.

GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË,”– shkruan Meta në mesazhin e tij, mesazh të cilin e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Meta ka uruar edhe Lulzim Bashën në të njëjtën formë. Para tre vitesh kur Basha mbushi 42 vjeç, Meta i dhuroi kreut të PD-së 42 trëndafila blu, që simbolizonin vitet e lindjes dhe ngjyrën e demokratëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 75-vjetori i lindjes se sali berishes ilir meta sali berisha 75-vjetori i lindjes se sali berishes ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll