Aktualitet

Itali/ Goditet banda e trafikut të drogës, sekuestrohen 5.3 ton kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

Guardia di Finanza në koordinim me Antimafian e Palermos bllokuan një peshkarexhë, në bordin e së cilën u gjetën mbi 5 ton kokainë. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës, të sekuestruar ndonjëherë më parë në këtë vend.

20 Korrik 2023, 22:10 Nga DOSJA
Itali/ Goditet banda e trafikut të drogës, sekuestrohen 5.3 ton
foto ilustruese

ITALI- Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga të policisë italiane, pas operacionit të zhvilluar nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 5.3 ton kokainë. 

Guardia di Finanza në koordinim me Antimafian e Palermos bllokuan një peshkarexhë, në bordin e së cilën u gjetën mbi 5 ton kokainë. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës, të sekuestruar ndonjëherë më parë në këtë vend. 

Në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”. Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez, shkruan "ANSA".

Të arrestuarit janë shqiptari Elvis Lleshaj, 35-vjeç, italiani Vincenzo Catalano, 35-vjeç, tunizianët Kamel Thamlaoui, 53-vjeç dhe Sami Mejri, 48-vjeç, si dhe francezi Yanis Malik Bargas, 19-vjeç.

Sondazh

Poll