Aktualitet

Newsroom 8| Alimehmeti: Mediat shkelën etikën gjatë pandemisë, publikonin reklama medikamentesh

Ilir Alimehmeti u ndal dhe në një rast konkret dhe tha se në një studio kishte vënë re se praktikisht ishte ftuar për t’i bërë reklamë një antivirali, që as nuk ishte licensuar.

20 Korrik 2023, 19:38 Nga Dosja.al
Newsroom 8
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në Newsroom, ka deklaruar se periudha e pandemisë i ka sjellë dhe përfitime medias. Përballë Fjola Graçit në Newsroom, në Dosja.al, Alimehmeti tha se në kohën që Covid-19 përhapej masivisht, mediat publikonin reklama për medikentë e antiviralë të ndryshëm. Disa prej tyre, sipas mjekut, kanë shkelur dhe etikën në këmbim të këtyre përfitimive që sillnin reklamat. Alimehmeti u ndal dhe në një rast konkret dhe tha se në një studio kishte vënë re se praktikisht ishte ftuar për t’i bërë reklamë një antivirali, që as nuk ishte licensuar.

“Ka disa lloje reklamash që nuk mund të bëhen dot.Për këtë ka një institucion më të lartë që tek ne është AMA. Shumë nga dëgjuesit tonë mund të thotë po kjo çfarë qenka. E rëndësishme është që media është këtu për të informuar, mjekësia dhe shëndeti publik janë për të edukuar, jo për të indoktrinuar njerëz; që ne kemi këtë mendim dhe do indoktrinojnë njerëzit. Ne duhet të edukojmë në bazën e informacionit më të mirë që kemi në atë moment. Unë e kuptoj që pati një uri mediatike për të pasur të ftuar se në Shqipëri ka më shumë media për kokë, sesa çdo shtet tjetër. Të kesh 10 programe paralele, hajde t'i gjej të ftuar, ekspertë nuk kemi... E kuptoj por çfarë ndodhi; u zgjidh që për një problematike fliste kushdo, edhe pa qenë mjek fare, edhe pa asnjë lloj përgjegjësie. Përdorën shumë medikamente të palicensuara për COVID. Unë kam qenë në disa panele, në njërin kam thënë që qenkemi ftuar për t'i bërë reklame një medikamenti që u tha në 3 emra të ndryshëm, thjesht nuk thanë se ku ta blinim dhe sa kushtonte. Ndërkohë që ishte një medikament që askush nuk e miratonte, ishte një medikamet që e kishte vetëm Turqia dhe vetëm një shtet tjetër në botë. Prandaj ka pasur media përfitime, por nuk duhet të dalim nga etika thjeshtë për to,”- tha Alimehmeti në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

 

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

ilir alimehmeti newsroom

Sondazh

Poll