Aktualitet

Newsroom 8| Mjeku Alimehmeti: Komiteti Teknik ishte politik, anëtarët u emëruan nga ‘një dorë’

Ilir Alimehmeti tha se ky Komitet nuk kishte mjekë, infermierë apo farmacostë, por vetëm infeksionistë.

20 Korrik 2023, 19:24 Nga Dosja
Newsroom 8
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në Newsroom, është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve që u ngrit gjatë pandemisë ishte tërësisht politik. Përballë Fjola Graçit në Newsroom, Dosja.al, Alimehmeti tha se ky Komitet nuk kishte mjekë, infermierë apo farmacistë, por vetëm infeksionistë. Ai shtoi se të gjithë u emëruan nga ‘një dorë’, duke nënkuptuar qeverinë.

“Ekspertët e përzgjedhur, nuk kam asgjë kundër ekspertizës së tyre, ishin ex-ufficio. Por ne harrojmë një element së pari duhet të ketë debat me mendime të ndryshme, por këta nuk kanë se janë të emëruar nga një dorë të gjithë. Mungonin njerëzit e tjerë nga fushat e tjera. Po të mbani mend Komitetin Teknik të Ekspertëve; së pari ishte organ këshillor se komiteti është vendimmarrës. Thoshte Teknik por ishin persona politik, aty mungonte shteti publik, mungonte mjeku i familjes, farmacisti, infermieri. Aty kishte vetëm infeksionistë. Kaq! Duke menduar se kaq është shkenca. Ishte çështje e shëndetit publik, jo e infeksionistëve. Aty deri vonë, të bënin që të kishin vetëm një grusht shumë të ngushtë dhe të kontrollueshëm. Nuk futën ndonjë rrymë profesionalizmi. Lajmet vinin nga SHBA, 10 ditë më pas në Europë. Shqipëria i merrte një javë pas Italisë. Nuk kishte asnjë diferencë. Ne kemi në Shqipëri, një organ që quhet Këshilli Shkencor i Institutit të Shëndetit Publik, i cili është organi komandues i gjithë këtyre masave. Me akt normativ thjesht u hoq. U krijua ky grupi i ngushtë i personave të kontrollueshëm për të thënë të njëjtat gjëra. Këto janë problemet e organizimit,”- tha Alimehmeti në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

 

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

ilir alimehmeti newsroom

Sondazh

Poll