Aktualitet

Newsroom 8 | Pandemia COVID-19 dhe lajmet e rreme

Mjeku Ilir Alimehmeti dhe gazetarja Fjona Çela kanë diskutuar me moderatoren dhe autoren e programit, Fjola Graçi, problematikat më kryesore që hasi media gjatë pandemisë.

20 Korrik 2023, 19:05 Nga Dosja.al
Newsroom 8
Newsroom

Pandemia COVID-19 dhe lajmet e rreme, kjo është tema që risjell Newsroom këtë javë. Mjeku Ilir Alimehmeti dhe gazetarja Fjona Çela kanë diskutuar me moderatoren dhe autoren e programit, Fjola Graçi, problematikat më kryesore që hasi media gjatë pandemisë.

Çela u ndal tek fakti që gazetarët nuk verifikonin dot asnjë informacion, pasi burimi i vetëm ishte ERTV dhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa Alimehmeti u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte shumë politik dhe se të zgjedhurit për të qenë pjesë e tij ishin vetëm infeksionistë.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

newsroom

Sondazh

Poll