Aktualitet

GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn, ish-zv. kryeministri ndodhet jashtë vendit

Pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ahmetajn.

20 Korrik 2023, 18:27 Nga k.m.
GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon policisë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka miratuar këtë të enjte kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria e Posaçme dorëzoi urdhër-arrestin në polici dhe kërkoi informacion për vendndodhjen e ish-ministrit.

Pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ahmetajn. Por ky i fundit, deri më tani raportohet që të jetë jashtë territorit të Shqipëri, madje më konkretisht avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe. Ndaj edhe shumë shpejt pritet shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar.

Disa ditë më parë, me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. 

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak arrestimi i ahmetajt

Sondazh

Poll