Aktualitet

Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në aksin Lezhë-Milot, shkak parakalim i gabuar

Mësohet se dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

20 Korrik 2023, 21:35 Nga a.l
Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në aksin
Aksident në Lezhë

LEZHË- Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pllane.

Mësohet se dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili është transportuar në spitalin e Laçit. 

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll