Aktualitet

FOTOT: Radhët e gjata në Morinë, Policia e Shtetit iu shpërndan ujë udhëtarëve

Ndaj në këto ditë më temperatura përvëluese, Policia shqiptare u ka shpërndarë ujë udhëtarëve. 

20 Korrik 2023, 19:31 Nga k.m.
FOTOT: Radhët e gjata në Morinë, Policia e Shtetit iu
Foto ilustruese

MORINË- Një radhë e gjatë makinash është krijuar gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë. Kjo sepse qeveria e Kosovës, i kërkon çdo udhëtari që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tij, të paguajë një taksë siguracioni.

Ndaj në këto ditë më temperatura përvëluese, Policia shqiptare u ka shpërndarë ujë udhëtarëve. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Morinë

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël. Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.

morine policia e shtetit

Sondazh

Poll