Aktualitet

Newsroom 8| Gazetarja Çela: Burimi i vetëm për pandeminë ishte Rama, na akuzonin për fake-news

Fjona Çela tha se kanë qenë të shpeshta rastet kur Ministria e Shëndetësisë ka drejtuar gishtin tek gazetarët duke i akuzuar ata për lajme të rreme.

20 Korrik 2023, 19:18 Nga Dosja.al
Newsroom 8
Fjona Çela

TIRANË- Gazetarja Fjona Çela, e ftuar në Newsroom ka deklaruar se media në kohën e pandemisë kishte vetëm një burim informacioni, kryeministrin Edi Rama dhe ERTV. Përballë Fjola Graçit në Newsroom, Dosja.al, Çela tha se kanë qenë të shpeshta rastet kur Ministria e Shëndetësisë ka drejtuar gishtin tek gazetarët duke i akuzuar ata për lajme të rreme. Kryesisht, sipas Çelës, kjo gjë ndodhte me mediat opozitare.

“Burimi nga merrej informacioni parësor, të paktën për mediat ishte ERTV dhe të gjitha rrjetet socilae të kryeministrit Edi Rama. Nuk kishte vërtetësi të lajmit, por edhe një terr informativ sepse ishim përballë një situate të panjohur. Në momentet që morëm vesh që pandemia po shfaqej në Kinë, ishim të qetë. Pastaj kur u afrua, po ndjeheshim të kërcënuar. Trajnimet sesi duhet trajtuar pandemia i bëmë gjatë kohës që ishte pandemia. Kjo gjë duhej bërë që kur ti e sheh që rrezikun e ke afër. Gazetari duhet të ishte korrekt me informacionin që do të përhapte. Shumë herë jemi etiketuar se kemi përcjellë informacione jo të sakta, fake-news. Kryesisht në rrjetet sociale por edhe në platformat mediatike. Ndonjëherë edhe për të marrë shumë klikime është bërë çmos që të publikoheshin lajme që nuk ishin verifikuar me burime jo të sakta,”- tha Çela.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

 

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

fjona Çela newsroom

Sondazh

Poll