Aktualitet

Vrasja e Nikolin Lekstakaj, gjendet mjeti i djegur në Gjadër, brenda makinës edhe një kallashnikov, policia: U vodh vjet në Berat

Sipas njoftimi të Policisë së Shtetit, mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është vjedhur para një viti në Dimal të Beratit.

20 Korrik 2023, 18:05 Nga k.m.
Vrasja e Nikolin Lekstakaj, gjendet mjeti i djegur në Gjadër, brenda
Foto ilustruese

LEZHË- Policia e Lezhës ka bërë me dije se mjeti i djegur dhe kallashnikovi dyshohet të jenë përdorur për atentatin ndaj Nikolin Lekstakaj. Sipas njoftimi të Policisë së Shtetit, mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është vjedhur para një viti në Dimal të Beratit. Brenda tij janë gjetur edhe armë zjarri, tip kallashnikov, të cilat do të inspektohen për gjurmë gishtash dhe do të testohen nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L). Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat. Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime. Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

berat policia e shtetit

Sondazh

Poll