Aktualitet

Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë/ Gjendet një makinë e djegur në Gjadër, brenda ishte një armë, dyshohet e autorëve

Gjetjet do të përdoren si provë për të rënë në gjurmët e ekzekutorëve. 

20 Korrik 2023, 17:38 Nga a.l
Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë/ Gjendet një makinë e
Nikolin (Marku) Lekstakaj

LEZHË- Një makinë e djegur është gjetur në Gjadër të Lezhës. Mjeti dyshohet se është përdorur për atentatin që ndodhi dje në Balldre, ku u vra Nikolinn Lekstakaj. Mësohet se brenda saj është gjetur edhe një armë, e cila dyshohet të jetë e autorëve. Gjetjet do të përdoren si provë për të rënë në gjurmët e ekzekutorëve. 

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar sapo doli nga një market.

Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin la në vendngjarje.

Hetuesit besojnë se ngjarja mund të jetë hakmarrje pas vrasjes së Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj/Dosja.al 

vritet nikolin lekstakaj

Sondazh

Poll