Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, shoferja vihet në pranga

60-vjeçarja është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

20 Korrik 2023, 15:29 Nga a.l
Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren në
Aksident

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në 'Rrugën e Dibrës', ku një makinë ka përplasur një këmbësore 60-vjeç e identifikuar me iniciale SH. B., teksa kalonte në vijat e bardha. Policia njofton se shoferja e automjetit me iniciale E. Sh., është shoqëruar në polici. Ndërsa 60-vjeçarja është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

"Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe. Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll