Aktualitet

I nxehti ekstrem në Shqipëri/ Temperaturat e larta gjatë javës! IGJEO: Rrezik për zjarre në Berat dhe Fier

20 Korrik 2023, 14:12 Nga f.i.
I nxehti ekstrem në Shqipëri/ Temperaturat e larta gjatë
foto ilustruese

TIRANË- Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, dita e Enjte do të jetë më e nxehta e kësaj jave pasi termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius, por edhe ditën e Premte temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 40 gradë.

Gjithashtu Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një paralajmërim edhe zjarret në pyje.

“Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”,-thuhet në njoftim.

moti ne shqieri vala e te nxehtit

Sondazh

Poll