Aktualitet

'Turp!'/ Deputetët e PS dalin nga seanca, studentët i presin me thirrje e fishkëllima

20 Korrik 2023, 12:54 Nga a/b
'Turp!'/ Deputetët e PS dalin nga seanca, studentët i presin
Studentet

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë pritur me thirrje deputetët e maxhorancës teksa kanë lënë seancën plenare.

“Turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit” ishin disa nga thirrjet e tyre. 

Teksa presin prej orësh jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione ndaj deputetëve./Dosja.al

protesta e studenteve

Sondazh

Poll