Sport

Tifozët e Romës bëjnë tifo për Brojën, por nuk e duan tek skuadra e tyre!

Vetëm nëse sulmuesi i Shqipërisë do të kalojë te West Ham, do të lehtësohen procedurat dhe rruga e Romës për të shkuar te Scamacca.

20 Korrik 2023, 12:01 Nga DOSJA
Tifozët e Romës bëjnë tifo për Brojën, por nuk e

ITALI - Roma është duke punuar në këtë merkato vere dhe dëshira e tyre më e madhe quhet Scamacca. Lojtari i West Ham kërkohet së tepërmi nga italianët për të marrë vendin e Abraham. Por për të shkuar deri këtu, çelësi i suksesit quhet Armando Broja.

Vetëm nëse sulmuesi i Shqipërisë do të kalojë te West Ham, do të lehtësohen procedurat dhe rruga e Romës për të shkuar te Scamacca. Për këtë arsye, në mediat italiane thuhet se te Roma po bëjnë tifoz që Broja të kalojë sa më shpejt te West Ham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll