Sport

Liverpool humbet kapitenin për 15 milionë euro pas 12 vitesh “dashuri”!

Liverpool dhe Al Itifaq ranë dakord për 15 milionë euro dhe Jordan Henderson do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite nën drejtimin e Gerrard duke i thënë lamtumirë Anfield pas 12 vitesh.

20 Korrik 2023, 11:30 Nga DOSJA
Liverpool humbet kapitenin për 15 milionë euro pas 12 vitesh

ARABI SAUDITE - Lidhja 12-vjeçare mes Jordan Henderson dhe Liverpool po arrin fundin! Al Itifaq i Steven Gerrard-it ia doli... dhe pasi e bindën lojtarin, ranë dakord edhe me të kuqtë, të cilët siç raportojnë shumë media të huaja, kapitenin e tyre do ta blejnë për rreth 15 milionë euro.

33-vjeçari kishte një kontratë deri në vitin 2025 dhe fillimisht nuk ishte i sigurt për perspektivën e Arabisë Saudite, por 35 milionë euro në vit që Al Itifaq i ofroi për tre vjet duket se... e kanë kryer punën.

Henderson u transferua nga Sunderland te Liverpool në vitin 2011 dhe në vitin 2015 u bë kapiten i skuadrës. Ai bëri gjithsej 492 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë i rëndësishëm në fitimin e çdo titulli të mundshëm nën drejtimin e Jurgen Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll