Sport

Zhgënjen Ballkani, “shpartallohet” nga Ludogorets dhe eliminohet nga Champions League…

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Champions League, pasi humbi ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit me rezultatin e thellë 4-0.

19 Korrik 2023, 22:40 Nga DOSJA
Zhgënjen Ballkani, “shpartallohet” nga Ludogorets dhe

BULLGARI - Skuadra Ballkani pëson humbje të thellë nga Ludogorets dhe eliminohet nga Champions League, që në turin e parë.

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0.

Skuadra kosovare e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, ndaj edhe pritshmëritë ishin më të mëdha, por të mërkurën në mbrëmje në Bullgari, skuadra e Suharekës që drehtohet nga Ilir Daja nuk patën natën e tyre dhe është dashur të pajtohen me një humbje shpartalluese.

Tekpetey realizoi dy gola në fillim të ndeshjes, në minutën e 4-t dhe 45’+1 për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë u prit reagimi i Ballkanit, por një gabim nga mbrojtësi Bajram Jashanica bëri që vendasit të shënojnë golin e tretë nëpërmjet Tisseras (49’). Ndërsa Caio Vidal (78’) e shfrytëzoi edhe një gabim tjetër të skuadrës kosovare për të shënuar dhe fiksuar rezultatin 4-0.

Ballkani tani do të vazhdojë garimin në raundin e dytë kualifikues në Conference League, aty ku do të synojë të arrijë grupet, ashtu siç bëri edicionin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll