Sport

Manchester City arrin marrëveshjen me Leipzig për të transferuar Guardiol

Manchester City ka rënë dakord me Leipzig për qendërmbrojtësin ndërkombëtar kroat, Josko Guardiol, i cili po kalon testet mjekësore.

20 Korrik 2023, 05:00 Nga DOSJA
Manchester City arrin marrëveshjen me Leipzig për të transferuar

ANGLI - Mbrojtësi ndërkombëtar kroat, Josko Guardiol, do të bëhet lojtar i Manchester Cityt, me titullarët e Champions League, pasi arritën një marrëveshje me Leipzig për ta bërë futbollistin të tyren.

Këtë e vënë në dukje disa media në Angli, të cilat theksojnë se qendërmbrojtësi i është nënshtruar testeve mjekësore për llogari të ‘Citizenëve’ të mërkurën, për të kompletuar transfertën.

City kishte gati një muaj në kontakte me lojtarin dhe ajo që mbeti ishte të bindte Leipzigun të pranonte ofertën e tyre dhe siç tregon gjithçka, me 100+ milionë euro pritet ta bëjnë kroatin të tyre. Detaje të mëtejshme nuk jepen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll