Sport

Sulmuesi bardheblu Florent Hasani bllokohet në kufirin gjeorgjian… sepse është kosovar!

Shteti I Gjerogjisë bën pjesë në ao pak vende që nuk e njohin Kosovën si shtet dhe si rrjedhojë u kijua ky incident!

20 Korrik 2023, 10:29 Nga DOSJA
Sulmuesi bardheblu Florent Hasani bllokohet në kufirin gjeorgjian…

GJEORGJI - Tirana ka zbarkuar në Gjeorgji për ndeshjen e kthimit me Dinamo Batumin. Lojtarët dhe stafi janë gati për të zhvilluar edhe aktin e fundit të turit të parë në Conference League pas atij barazimi 1-1 në Air Albania.

Ndërkohë një incident i vogël ka ndodhur pas zbritjes së Tiranës në Gjeorgji. Për rreth 30 minuta, Florent Hasani është bllokuar në aeroport. Kjo pasi shteti i Gjeorgjisë nuk e njeh Kosovën.

Pas ndërhyrjes të gjithë klubit të Tiranës, u vendos që Hasani të lejohej që t’i bashkohej shokëve të ekipit. Autoritetet bën maksimumin që gjithçka të mbyllej sa më shpejt.

Më tej Hasani u shpreh: “Nuk dua ta përziej politikën, ishte një vonesë 30 minuta dhe më jep motiv që nesër të shënoj gol”, tha Hasani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll