Sport

Ata, “të fortët’ e Milanit janë kthyer…

Tani ndërkombëtarët e kuqezinjve janë rikthyer për të filluar përgatitjet parasezonale në klubin italian

20 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA
Ata, “të fortët’ e Milanit janë kthyer…

ITALI - Rafael Leão premtoi se do të kthehej në punë në Milan plot entuziazëm dhe ai e bëri. 

Ndërkombëtari portugez nisi dje para-sezonin në klubin italian dhe e sinjalizoi këtë fakt duke postuar një foto në rrjetet sociale përkrah francezit Giroud dhe Theo Hernández. “Jemi kthyer”, ka shkruar numri i ri ‘10’ i kuqezinjve.

Grupi i drejtuar nga Stefano Pioli kryen sot testin e parë të parasezonit, por Rafael Leão nuk duhet të jetë ende një opsion. Kundër Lumezzane, trajneri italian tashmë do të mund të shohë tre nga përforcimet: Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Christian Pulisic. 

Holandezi Reijnders, i konfirmuar dje, duhet të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA, ku Milan udhëton nesër. Jashtë udhëtimit është Origi, i cili do të u largohet nga klubi, si dhe Rebic dhe Ballo-Touré.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll