Sport

Portieri Onana është bashkuar me Man.United… pritet zyrtarizimi

Portieri kamerunas po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, pas të cilave pritet zyrtarizimi

20 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA
Portieri Onana është bashkuar me Man.United… pritet zyrtarizimi

ANGLI - André Onana zbarkoi dje në Angli për të ‘vulosur’ transferimin te Manchester United, pasi pasditen e kaloi në Carrington, qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq”, duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Para se të udhëtonte, portieri kamerunas, i cili do të largohet nga Interi për më shumë se 50 milionë euro, kishte konfirmuar tashmë marrëveshjen. 

"Është e rëndësishme të jesh i sinqertë dhe të flasësh të vërtetën. Unë jam gjithmonë në kërkim të një sfide të re. Dhe të luash në Premier League për një klub si United është e parezistueshme", tha Onana në një prononcim për "Gazzetta dello Sport". 

Onana do të nënshkruajë deri në vitin 2028, me një opsion shtesë për një vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll