Sport

Tifozët e Dinamo Batumit presin Tiranën me rezultatin e ndeshjes në duar... nuk mbetën duarkryq edhe "Tirona Fanatics"… (foto)

Skuadra e Tiranës udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Gjeorgjisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raunditë të parë eliminator të Conference League, përballë Dinamo Batumit.

19 Korrik 2023, 19:15 Nga DOSJA

Tifozët e Dinamo Batumit presin Tiranën me rezultatin e ndeshjes

GJEORGJI - Takimi i parë mes dy skuadrave u zhvillua në Tiranë më stadiumin "Air Albania" dhe u mbyll në barazim 1-1, falë golit të Regi Lushkjes në minutën e 93-të.

Bashkë me ekipin më charterin e nisur nga Aeroporti "Nënë Tereza" ishin edhe një grup i vogël tifozësh bardheblu, të cilët u befasuan me të mbërritur në aeroportin e Batumit.

Një grup i vogël prej 4-5 personash vendas, e pritën ekipin e Tiranës me pankarta në duar, ku shkruanin se Dinamo do ta mundte me shifrat 3-0. I gjithë delegacioni u që udhëtoi nga Shqipëria, ekipi drejtuesit i klubit dashamirës dhe një pjesë e grupimit "Tirona Fanatics" u pritën me korrin dhe pankartat që mbanin në duar këta tifozë.

Në një moment të caktuar edhe tifozët bardheblu filluan këngën e tyre në aeroport, si kundërpërgjigje, ndërkohë që gjatë gjithë kohës situata monitorohej nga disa policë, që herë pas here tentuan të largonin tifozët vendas, për të evituar ndonjë përshkallëzim të situatës.

Sa i përket ndeshjes, Tirana do të luajë këtë ndeshje të dytë me shpresën e kualifikimit për më tej në raundin e dytë, falë edhe rezultatit të barabartë 1-1 në takimin e parë, në këtë të kthimit gjithçka mbetet e hapur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 16:41

Ukraina sërish, ankesa në UEFA dhe FIFA

ZVICER - Ukraina ka paraqitur ankesa në FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e dy klubeve të Krimesë në futbollin rus.  Rubin Jalt...