Sport

E bujshme! Bayern Munich është gati ta shesë 'poli-valentin' Joshua Kimmich...

Barcelona është e interesuar për gjermanin

19 Korrik 2023, 18:38 Nga DOSJA
E bujshme! Bayern Munich është gati ta shesë

GJERMANI - Sipas gazetarit spanjoll Fichajes, Bayern Munich është i hapur të flasë për shitjen e Kimmich, madje është gati të bëjë një shkëmbim për një lojtar tjetër. 

Barcelona është e interesuar për gjermanin, por nuk i përballon dot 60 milionët që duan bavarezët për të. Megjithatë, Bayern është i gatshëm të përfshijë ose Andreas Christensen ose Ousmane Dembele në marrëveshje.

Ousmane Dembele është një nga të preferuarit e Thomas Tuchel, pasi të dy kanë punuar së bashku në Borussia Dortmund në sezonin 2016-2017 dhe e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Pra, nëse Barcelona vendos ta përfshijë atë në një farë mënyre në përpjekjen e saj për të nënshkruar me Kimmich, atëherë ka shumë mundësi që një transferim i tillë të ndodhë.

Joshua Kimmich ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet e fundit. Ai mund të luajë në disa pozicione, gjë që është për shijen e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.  Për Bayern Munich, Kimmich luajti pothuajse 350 ndeshje, duke shënuar 40 gola dhe duke dhënë 94 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 16:41

Ukraina sërish, ankesa në UEFA dhe FIFA

ZVICER - Ukraina ka paraqitur ankesa në FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e dy klubeve të Krimesë në futbollin rus.  Rubin Jalt...