Bota

U zhytën në liqen për t'i shpëtuar vapës, mbyten 3 vëllezërti e mitur në Turqi

Trupi i 10 vjeçarit u zbulua nga babai i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, ku u konstatua i vdekur.

19 Korrik 2023, 16:44 Nga a.l
U zhytën në liqen për t'i shpëtuar vapës, mbyten 3
Tragjedi në Turqi

TURQI- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Turqi, teksa 3 të mitur të moshave 5, 6 dhe 10 vjeç shkuan për të notuar, për t'i shpëtuar temperaturave të larta dhe nuk u kthyen më. Siç raportojnë mediat e huaja ngjarja ka ndodhur në orët kritike të temperatuave të nxehta verore në vend. 

Trupi i 10 vjeçarit u zbulua nga babai i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, ku u konstatua i vdekur.

Më pas u gjetën trupat e pajetë të dy djemve më të vegjël. Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. 

turqi

Sondazh

Poll