Bota

Talebanët urdhëruan mbylljen e saloneve të bukurisë, gratë afgane dalin në protestë, THIRRJA: Punë, bukë dhe drejtësi

Vendimi kufizon më tej hapësirat e aksesueshme për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa, palestra dhe parqe.

19 Korrik 2023, 15:39 Nga a.l
Talebanët urdhëruan mbylljen e saloneve të bukurisë,
Protestë në Afganistan

AFGANISTAN- Gratë në Afganistan kanë dalë në protestë, kundër vendimit të talebanëve për të mbyllur sallonet e bukurisë. Marshimi u organizua në kryeqytetin Kabul, teksa gratë brohorisnin njëzëri "punë, bukë dhe drejtësi". 

Rojet talebane u përgjigjën me topa uji dhe disa protestues thanë se kundër tyre u përdorën edhe armë trullosëse. Talebanët u kanë dhënë një muaj afat bizneseve nga 2 korriku për të mbyllur mijëra sallone bukurie në të gjithë vendin.

Ata thanë se veshja e parukeve dhe praktika e heqjes së vetullave ishin kundër vlerave islame dhe prindërit po shpenzonin para në sallonet e bukurisë kur çiftet martohen, shkruajnë mediat e huaja. 

Vendimi kufizon më tej hapësirat e aksesueshme për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa, palestra dhe parqe. Kohët e fundit, talebanët gjithashtu i ndaluan ato të punojnë për Kombet e Bashkuara.

Mbyllja e të gjitha salloneve të bukurisë do të çojë në humbjen e 60,000 vendeve të punës, tha dhoma e tregtisë e Afganistanit. Sallonet e bukurisë u mbyllën për herë të fundit kur sunduan talebanët midis viteve 1996 dhe 2001.  

afganistan

Sondazh

Poll