Bota

Kroacia në ndihmë të Ukrainës/ Ofron portet e saj për eksportin e grurit, sekretari kroat: Bllokimi i Rusisë, provokim ndaj urisë në botë

Sipas sekretarit kroat të shtetit, vendimi i Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen provokon kërcënimin e urisë në shumë pjesë të botës.

19 Korrik 2023, 15:46 Nga a.l
Kroacia në ndihmë të Ukrainës/ Ofron portet e saj për
Ukrainë, Kroaci

KROACI- Pas vendimit të Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, Kroacia ka ofruar rrjetin e saj hekurudhor dhe portet në detin Adriatik për të transportuar grurin ukrainas nëpërmjet rrugëve alterantive, shkruan Unikform. 

Sekretari i shtetit kroat për çështjet politike, Frano Matushiç, e deklaroi këtë në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë një debati të hapur ministror mbi situatën në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

"Kroacia është gati të ndihmojë në gjetjen e rrugëve të reja për eksportet e grurit ukrainas. Hekurudhat dhe portet kroate në detin Adriatik janë ndër rrugët alternative të mundshme", tha ai. 

Sipas sekretarit kroat të shtetit, vendimi i Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen provokon kërcënimin e urisë në shumë pjesë të botës.

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll