Bota

Kryeministri i Irlandës vizitë të papritur në Kiev

19 Korrik 2023, 15:23 Nga f.i
Kryeministri i Irlandës vizitë të papritur në Kiev
 Leo Varadkar dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Kryeministri irlandez Leo Varadkar ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev, shkruan The guardian.

Duke folur në një konferencë për mediat pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, kryeministri irlandez u shpreh se Rusia nuk duhet të lihet të ketë sukses.

"Vizitat e mia në vend dhe takimi im këtu në Kiev, më kanë konfirmuar se Rusia nuk do të ketë sukses dhe Rusia nuk mund të lejohet të ketë sukses. Nëse Rusia mendon se shënjestrimi i civilëve dhe infrastrukturës thelbësore do të dekurajojë miqtë e Ukrainës, duke përfshirë Irlandën, është gabim,"-tha ai.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll