Bota

E rëndë në Florida/ 3-vjeçari përplas për vdekje me makinën e golfit vëllain e tij 7-vjeçar

Patrulla e autostradës në Florida tha se përplasja tragjike ndodhi në Fort Myers në bulevardin Orange River.

19 Korrik 2023, 16:04 Nga a.l
E rëndë në Florida/ 3-vjeçari përplas për vdekje
Vrasje në Florida

SHBA- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Florida, teksa një 3-vjeçar që drejtonte një karrocë golfi përplasi tragjikisht vëllain e tij 7-vjeçar në një pronë private, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Patrulla e autostradës në Florida tha se përplasja tragjike ndodhi në Fort Myers në bulevardin Orange River, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne duam të dimë se ku ishin të rriturit, kush ishte në pronë, kush ishte jashtë, kush ishte brenda", tha ai. 

Është ende e paqartë nëse vëllezërit e motrat ishin vetëm në shtëpi dhe se si djali i vogël fitoi akses në karrocën e golfit. Mësohet se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk u lëndua nga ngjarja.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll