Bota

'Biden nuk lidh dot dy fjalë bashkë'/ Trump: Drejtësia më sulmon se kam avantazh ndaj tij

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social” një ditë më parë, tha se ishte informuar nga këshilltari special Jack Smith se ai ishte një subjekt i hetimit të tyre.  

19 Korrik 2023, 15:08 Nga a.l
'Biden nuk lidh dot dy fjalë bashkë'/ Trump: Drejtësia
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump shprehet se drejtësia e sulmon për shkak se ka avantazh ndaj Joe Biden sipas sondazheve për zgjedhjet Presidenciale 2024. Gjatë një takimi me mbështetësit në Iowa, Trump u zotua se zgjedhjet do të jenë më vendimtaret për të ardhmen e vendit. Ky reagim vjen disa ditë pasi ndaj tij ka nisur një hetim për sulmin në Capitol Hill më 6 janar 2021, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sa herë që sondazhet më japin një avantazh ndaj Joe Biden, drejtësia më sulmon. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ne duhet ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Zgjedhjet presidenciale të 2024 do të jenë më të rëndësishmet nga të gjitha,” shtoi ai.

Trump nuk kurseu edhe sulmin personal ndaj presidentit aktual amerikan.

"Joe Biden nuk është në gjendje të vendosë dy fjalë radhazi”, tha Trump duke kritikuar gjithashtu djalin e demokratit dhe Departamentin e Drejtësisë. 

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social” një ditë më parë, tha se ishte informuar nga këshilltari special Jack Smith se ai ishte një subjekt i hetimit të tyre.  

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit.

donald trump

Sondazh

Poll