Bota

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, mbi 700 persona arrestohen për TRAZIRAT në Francë

Në total, janë dhënë 1,278 vendime, me mbi 95 për qind të të pandehurve të dënuar për një sërë akuzash nga vandalizmi, vjedhja, zjarrvënia apo sulmi ndaj oficerëve të policisë. 

19 Korrik 2023, 15:31 Nga a.l
Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, mbi 700 persona arrestohen për
Protestë në Francë

FRANCË- Autoritetet në Francë kanë vënë në pranga më shumë se 700 persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në trazirat në fund të muajit të kaluar, pas vrasjes së 17-vjeçari Nahel M., nga efektivi i policisë rrugore. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i drejtësisë i vendit. 

Në total, janë dhënë 1,278 vendime, me mbi 95 për qind të të pandehurve të dënuar për një sërë akuzash nga vandalizmi, vjedhja, zjarrvënia apo sulmi ndaj oficerëve të policisë. 

“Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të kishim një përgjigje që ishte e vendosur dhe sistematike. Ishte thelbësore që ne të rivendosnim rendin kombëtar”, tha ai për radion RTL. 

Traziat nisën më 27 qershor pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar franko-algjerian gjatë një ndalese trafiku në perëndim të Parisit. Vrasja u filmua nga një kalimtar, ku fillimisht shihej sesi dy policët u konfliktuan verbalisht me të riun dhe shokun e tij në sediljen e pasagjerit. Në tentativë për t'u larguar, njëri nga policët ka hapur zjarr, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut, shkruajnë mediat e huaja. 

Protestat u frenuan pas katër netëve përleshje të rënda falë vendosjes së rreth 45,000 forcave të sigurisë, duke përfshirë forcat speciale elitare të policisë dhe automjete të blinduara. 

proteste ne france

Sondazh

Poll