Bota

Rusia bllokoi marrëveshjen, Kroacia ofron portet e saj për eksportin e grurit ukrainas

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtetit kroat për Çështjet Politike, Frano Matushiç në një takim të OKB-së.

19 Korrik 2023, 15:09 Nga f.i
Rusia bllokoi marrëveshjen, Kroacia ofron portet e saj për eksportin e
foto ilustruese

KROACI- Kroacia ka ofruar rrjetin e saj hekurudhor dhe portet në detin Adriatik për të transportuar ushqimin ukrainas nëpërmjet rrugëve alternative për shkak të bllokimit nga Rusia, raportojnë mediat e huaja.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtetit kroat për Çështjet Politike, Frano Matushiç në një takim të OKB-së.

"Kroacia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e rrugëve të reja për eksportet e grurit ukrainas. Hekurudhat dhe portet kroate në detin Adriatik janë një nga rrugët alternative të mundshme,"-tha ai.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë shtoi se vendi i tij e ka mbështetur Ukrainën që në ditët e para të luftës në shkallë të gjerë dhe është i gatshëm ta mbështesë atë për aq kohë sa do të duhet.

 

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll