Bota

Roli i Edi Ramës për të ndihmuar Kosovën, Escobar në Kongresin Amerikan: Draft konstruktiv!

Escobar e konsideroi draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si “tepër konstruktiv”.

19 Korrik 2023, 14:18 Nga f.i
Roli i Edi Ramës për të ndihmuar Kosovën, Escobar në
Gabriel Escobar

SHBA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Kongresin Amerikan zbuloi gjithashtu se Shqipëria u ofrua të ndihmojë në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lajmi u bë i ditur gjatë deklaratës së tij përballë Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Washington.

“Ne kishim ofruar, në fakt Shqipëria është ofruar të ndihmojë në hartimin e atij statuti dhe shpresojmë që Kosova ta kuptojë se e ka një obligim dhe përderisa ta përmbushë atë obligim duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”, theksoi Escobar.

Më herët, Escobar e konsideroi draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si “tepër konstruktiv”.

“Ishte një draft shumë konstruktiv. Iu bëj thirrje njerëzve që ta lexojnë”,-u shpreh ai.

Burimet i kanë thënë “Radios Evropa e Lirë” se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Sipas tyre, “testi po analizohet me kujdes” dhe ndër të tjera “shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare”.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, -pohoi Rama gjatë një konference për shtyp.

gabriel escobar edi rama

Sondazh

Poll