Bota

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin në Afrikën e Jugut

19 Korrik 2023, 14:08 Nga f.i
Putin nuk do të marrë pjesë në samitin në Afrikën
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të grupit BRICS të ekonomive, shkruan Reuters.

Rusia do të përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm Sergei Lavrov në samitin e Johanesburgut, së bashku me liderët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, tha presidenca në një deklaratë.

Afrika e Jugut u përball me një dilemë në organizimin e samitit sepse si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), teorikisht do të kërkohej arrestimi i Putinit për krime lufte të dyshuara.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll