Bota

Rrëzohet avioni turistik në Mal të Zi, dy persona të lënduar

Avioni po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.

19 Korrik 2023, 13:28 Nga f.i
Rrëzohet avioni turistik në Mal të Zi, dy persona të
pamje nga vendngjarja

MALI I ZI- Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i një avioni në Ulqin, raporton Blic.rs. 

Sipas informacioneve, piloti dhe një person tjetër që ndodhej me të në avionin e vogël turistik kanë mbetur të plagosur. Mësohet se avioni është përfshirë nga flakët teksa ka rrënë drejt tokës.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit. Avioni i cili u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.

rrezohet avioni ne mal te zi mali i zi

Sondazh

Poll