Bota

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin ka humbur 250,000 ushtarë në luftën kundër Ukrainës

Ai gjithashtu beson se rezultati i luftës do të çonte në tërheqjen e forcave të Moskës nga të gjitha territoret ukrainase, përfshirë Krimenë.

19 Korrik 2023, 12:35 Nga f.i
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin ka humbur 250,000 ushtarë në
Ben Wallace

RUSI- Putin ka humbur tani 250,000 ushtarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pretendon Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, raporton Dailymail.

Sekretari i Mbrojtjes u pyet nëse ai besonte se rezultati i luftës do të bënte që forcat e Moskës të largoheshin nga i gjithë territori ukrainas, përfshirë Krimenë.

“Unë mendoj se po. Mendoj se Rusia është shumë më e brishtë sesa duan të pranojnë rusët. Nëse shikoni gjeneralët që po shkarkohen, shikoni Prigozhin. Kush do ta kishte parashikuar vitin e kaluar që Prigozhin do të marshonte në Moskë,” tha Wallace.

Ai gjithashtu beson se rezultati i luftës do të çonte në tërheqjen e forcave të Moskës nga të gjitha territoret ukrainase, përfshirë Krimenë. Komentet e tij dje erdhën pasi Ukraina tha se forcat e saj kishin rrëzuar dronët rusë dhe raketat e lundrimit që synonin portin e Odesës në Detin e Zi, në atë që Moska pranoi se ishte hakmarrje për një sulm që dëmtoi urën në gadishullin e Krimesë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll