Aktualitet

Kërcënimet ndaj gazetares Xama/ Veliaj futet në sistemin “ALERT” të organizatave të gazetarëve në Këshillin e Europës

Veliaj është përfshirë në këtë sinjalizim për shkak të presionit që i bëri gazetares Ola Xama duke e quajtur një “killere me pagesë” dhe ndaj sulmeve që ka bërë ndaj mediave dhe gazetarëve.

18 Korrik 2023, 16:40 Nga A.B
Kërcënimet ndaj gazetares Xama/ Veliaj futet në sistemin
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve. Ky është një mekanizëm pranë Këshillit të Europës, që raporton mbi kërcënimet dhe presionet ndaj medias. Sinjalizimi për Veliajn është kategorizuar në “Nivelin 2” që konsiderohet një kërcënim serioz për lirinë e medias.

Veliaj është përfshirë në këtë sinjalizim për shkak të presionit që i bëri gazetares Ola Xama duke e quajtur një “killere me pagesë”. Autoritetet kanë ftuar Veliajn të përgjigjet duke detajuar veprimet parandaluese, mbrojtëse ose korrigjuese për kërcënimi dhe i kanë dhënë kohë  për një përgjigje deri në 18 Tetor.

Kërcënimet ndaj gazetares Xama/ Veliaj futet në sistemin

faqen e internetit të Platformës për Gazetari të Sigurt detajohet edhe reagimi i Veliajt për shkrimin që raportoi të dhëna nga dosja e SPAK për inceneratorët.

Aty shkruhet se “Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka quajtur Ola Xama, gazetare në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), një “vrasëse me kontratë”, pasi ajo e kontaktoi për të komentuar mbi një hetim për menaxhimin e mbetjeve.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është aktualisht objekt i një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash që përfshin politikanë. Arben Ahmetaj, deputet dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, është përballur me një urdhër arresti dhe është larguar nga vendi. Më 14 korrik, Veliaj, i cili nuk i ishte përgjigjur kërkesës së BIRN për koment, i shkroi Xama-s, duke thënë se ajo kishte ngatërruar fakte dhe e quajti atë “militante”. Më tej ai shkroi “nuk je gazetare, je vrasëse me pagesë”. Më pas e përditshmja Dita mbrojti Veliajn dhe denigroi Xamën për disa ditë. Ajo publikoi në faqen e saj të parë një artikull të titulluar “Spekulime”, që i referohet gazetares si “personi i kontraktuar” dhe e akuzon atë për gabime me qëllim mbrojtjen e Ahmetajt, duke shtuar se “vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!”.

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve është një mekanizëm që ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me qëllim që të ndalojë shkeljet e lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe t’u mundësojë gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa rrezikun e cenimit të sigurisë së tyre./Dosja.al

erion veliaj ola xama

Sondazh

Poll