Aktualitet

“Gërdeci”/Gjyqi për Mediun, avokatët: Kërkojmë gjykim të zakonshëm, do sjellim prova të tjera

Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre" në dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

18 Korrik 2023, 16:07 Nga DOSJA
“Gërdeci”/Gjyqi për Mediun, avokatët:
avokatet

TIRANE- Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre" në dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm, pasi duan të sjellin prova të reja për këtë çështje.

Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e re për shkakun e shpërthimit të tij.

Mbrojtja kishte tre argumente: 

1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani, Itali).

2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen

3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç'rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi, për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar, dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm. Në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.

Sondazh

Poll