Aktualitet

I nxehti afrikan ‘shkrin’ Shqipërinë, nesër temperatura deri në 42°C

Dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta, ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë celcius.

18 Korrik 2023, 15:29 Nga DOSJA
I nxehti afrikan ‘shkrin’ Shqipërinë, nesër
foto ilustruese

TIRANE- I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e nesërme për vendin tonë. Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë, por edhe pjesën më të madhe të Europës Jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta, ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C

në zonat e ulëta 19 deri 42°C

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

Sondazh

Poll