Aktualitet

Sherr brenda familjes në Pogradec, vëllai dhunon motrën, nipi dhunon dajën

Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij

18 Korrik 2023, 15:09 Nga A.B
Sherr brenda familjes në Pogradec, vëllai dhunon motrën, nipi
Policia

TIRANË- Një konflikt ka ndodhur brenda një familje në Pogradec. Policia bën të ditur se kanë arrestuar një 55-vjeçar dhe një 29-vjeçar. Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.'- njofton Policia.

policia sherr ne pogradec

Sondazh

Poll